Pogradeci organizoi për të 3-in vit radhazi maratonën e notit, e cila bëri bashkë të rinj dhe ish-sportistë në 3 disiplina.
KLEVIS CANE
DREJTOR I SPORTEVE
Kjo maratonë është shumë e mirë për qytetin, synojmë që pse jo në të ardhmen të arrijmë në një standard më të mirë në këtë sport.
Në përfundim të garës 500 metërshe, vendin e parë për të rinj e mori 15-vjeçari Ergi Malollari, ndërsa më interesante e bënë garën pjesëmarrja e ish-sportistëve sot veteranë të notit, të cilët pavarësisht moshës garuan.
ERGI MALOLLARI
Ishte hera ime e parë, dhe jam shumë i emocionuar që dola fitues, është eksperiencë shumë e bukur.
ENKELEJDA KONOPULL
Ka vështirësitë e veta si garë, për moshën tonë duhet shumë stërvitje, por bukur,
Krahas maratonës së përvitshme në Pogradec po punohet edhe për ngritjen e një ekipi profesionist notarësh, në mënyrë që të jetë pjesë e kampionateve kombëtare dhe ndërkombëtare.