Pinguini, gjeneral më i ri i Ushtrisë Norvegjeze

Një pinguin i famshëm mbret nga kopshti zoologjik i Edinburgut, është dekoruar si një roje nderi dhe ka marrë një gradë gjenerali në një ceremoni ku morën pjesë 160 ushtarë.  Sir Nils Olav, i cili jeton në Penguins Rock të Edinburgut, është i adhuruar nga madhëria e tij, Mbreti i Norvegjisë dhe gjithmonë vizitohet me ceremoni zyrtare.

Sir Nils Olav u promovua me gradën e gjeneral-majorit për “vendosjen e një shembulli të shkëlqyer për pjesën tjetër të pinguinëve“. Pinguini tani mban gradën e tretë më të lartë në Ushtrinë Norvegjeze, që do të thotë se Sir Nils tani tejkalon ushtarin prej të cili mori emrin në vitet 70. Pinguini në fjalë u bë tetar në 1982, rreshter në vitin 1987, rreshter i regjimentit major në 1993, i nderuar rreshter i regjimentit major në 2001 dhe kryekolonel në 2005. Ai mori titullin kalorës në vitin 2008, i cili duhej të miratohej nga mbreti Harald V i Norvegjisë dhe u bë brigadier në vitin 2016. /alsat.mk