Talat Xhaferi e VMRO-ja me interpretime të ndryshme rreth mbledhjes së ndërprerë të Kuvendit

Akuzave të djeshme të deputetit Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE për kryetarin e Kuvendit, u shtohen edhe akuzat e sotme, të cilët shprehen se mandatin e tij Talat Xhaferri e ka filluar me shkelje të Kushtetutës, si dhe po e përfundon atë me shkelje të neneve të Rregullores që u referohen ndryshimeve kushtetuese.

Nga ana tjetër Xhaferi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e deritanishme.

“Talat Xhaferi gjatë mandatit të tij ka interpretuar rregulloret ligjore në atë mënyrë që vetëm ai mund t’i kuptojë. Normat janë të qarta. Xhaferi nuk ka mundur të zbatojë nenet e Rregullores që i referohen ndryshimeve të ligjit, kur bëhet fjalë për amendamentet e Kushtetutës.

Xhaferit nuk i është lejuar që ta ndërpresë seancën dhe është dashur t’i vë në votim ndryshimet kushtetuese”, thotë VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme.

Sipas kësaj partie, Xhaferi e ka shkelur Rregulloren vetëm për të mos i ndërprerë pushtetin dhe me këtë ka vënë në qafë edhe një shkelje tjetër të procedurave.

“Xhaferit nuk i është e lejuar ta ndërpresë seancën, dhe është dashur t’i hedhë në votim ndryshimet kushtetuese. Xhaferi ka shkelur Rregulloren vetëm për të mos i prerë pushtetin dhe me këtë ka vënë në mbi supe edhe një shkelje tjetër të procedurave”.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se ka vepruar joprofesionalisht kur ka shtyrë votimin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese pasi lista e folësve në seancën plenare të 18 gushtit ishte ezauruar.

Xhaferi ka thënë se “tendenca për informacione të rrejshme ka bërë që ai t’ua shpjegojë qytetarëve veprimin e tij, e jo për t’iu përgjigjur atyre që i njohin procedurat parlamentare ”.

Gjithashtu kryetari i Kuvendit theksoi se ka vepruar në bazë të nenit 81 të Rregullores, dhe se është detyruar që ta ndërpresë seancën për shkak të rrethanave të karakterit politik.

Seanca është thirrur për 18 gusht sipas kapitullit 5 të Rregullores së Punës, i cili parasheh hapat për zhvillimin e seancës, tha Xhaferi. Siç tha ai, vazhdimi ka përfunduar me konstatimin e tij se shqyrtimi ka përfunduar dhe se deputetët do të njoftohen më tej se kur do të rifillojë seanca.