Zjarret në Kanada vazhdojnë të përhapen, evakuohen mijëra persona

Zjarret e egra në Kanada vazhdojnë të përhapen në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa mijëra banorë janë ende duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre. Mbi 410,000 hektarë tokë janë djegur, sipas shërbimit zjarrfikës të British Columbia. Kelowna, një qytet me rreth 150,000 banorë në jug të Shusuap, ku mijëra njerëz janë evakuuar, ishte ende i mbuluar nga tymi. Në anën tjetër të liqenit Okanagan, në Kelouna perëndimore, disa shtëpi janë djegur, sipas autoriteteve. Në të gjithë provincën e Kolumbisë Britanike, e cila është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, rreth 30,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen. Kryeministri kanadez Justin Trudeau vuri në dukje vendosjen e “forcave të armatosura kanadeze dhe mjeteve për të mbështetur evakuimet”, ndërsa miratoi kërkesën për ndihmë federale.

Zjarret po shpërthejnë gjithashtu në veri të Kanadasë. Kanadaja është përballur vitet e fundit me ngjarje ekstreme të motit, intensiteti dhe shpeshtësia e të cilave po intensifikohet për shkak të ndryshimeve klimatike. Zjarret që shpërthyen këtë vit në Kanada kanë thyer të gjitha rekordet: 140 milionë hektarë janë djegur deri më tani, dyfishi i sipërfaqes së rekordit të mëparshëm të vendosur në vitin 1989. /alsat.mk