Nje tjeter klub i madh europian do te perfundoje ne duart e sheikeve.
Mediat angleze konfirmojne se Manjati i Katarit Jassim Bin Hamad Bin Jassim Bin Jaber Al Thani është duke përfunduar analizën e tij të llogarive të Manchester United dhe mund të përfundojë blerjen prej 6 miliardë dollarësh të klubit deri në tetor.
Jassim Al Thani është pjesë e familjes që mbretëron në Katar.
Ai është nipi i pronarit të PSG-së Tamim bin Hamad Al Thani dhe është president i Bankës Islamike të Katarit.
Sipas mediave ne ishull, dhurata e pare qe Al Thani do ti beje tifozeve te Manchester United eshte Kylian Mbappe.
Oferta qe Al Thani do ti beje PSG per blerjen e 24-vjecarit francez eshte 213 milione paund. Nje marreveshje jo shume e veshtire po te kemi parasysh se bosi i PSG eshte kusheri me sheikun Jassim al Thani qe deshiron te “pushtoje” Premier League-n.
Me blerjen e mundshme te “djajve te kuq”, Manchesteri do te jete i gjithi ne duart e sheikeve pasi edhe Manchester City prej vitesh tashme eshte ne pronesi te arabeve, te cilet e kane kthyer ne nje superfuqi jo vetem te futbollit anglez, por edhe te atij europian.