Tani është zyrtare: Luciano Spalletti është trajneri i ri i Kombëtares italiane te futbollit. Pas diskutimeve të ditëve të fundit, dyshimet dhe problemet që shoqëruan negociatat pas dorëheqjes së papritur të Mancinit janë lënë mënjanë.
Takimet e fundit mes ish-trajnerit të Napolit dhe presidentit te federates italiane te futbollit Gravina ishin aq vendimtare, saqë njoftimi zyrtar erdhi pak para orës 20:00 te kesaj te premteje.
“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka arritur marrëveshje me Luciano Spallettin për postin e trajnerit të kombëtares italiane. Trajneri toskan do të marrë detyrën duke filluar nga 1 shtatori 2023 ”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit.
Spalletti ka nënshkruar një marrëveshje per te drejtuar Italiane deri në Kupën e Botës 2026.
Ai Pritet te punoje me bashkëpunëtorët e tij historikë, zëvendësi i tij Marco Domenichini dhe trajneri atletik Francesco Sinatti.
Ndersa ne sektorin teknik si perfaqesues te federates do te jene Andrea Barzagli, Antonio Gagliardi dhe Gigi Buffon. shef i delegacionit te perfaqesueses./ Sportmediaset