Zgjerohet skandali me ekipin kombëtar të vajzave në futbollin spanjoll.
Pas Presidentit të federates Luis Rubiales i cili përfundoi në qendër të një polemike shumë të ashpër për puthjen në gojë që i dha futbollistes Jenni Hermoso gjatë ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për femra, tashmë ne telashe e gjen veten edhe trajneri i ekipit , Jorge Vilda .
Së fundmi po qarkullon një video, në të cilën trajneri duket se prek gjoksin e bashkëpunëtores së tij, Montserrat Tomé , gjatë festimeve.
Një gjest që po shkakton një indinjatë edhe më të madhe ne opinionin sportive, media dhe shoqerine spanjolle.
Më heret ishte kreu i federates Rubiales që u vu në qender të kritikave për gjestin aspak normal gjatë festimeve që po kryheshin me rastin e fitimit të kupës së botës, ku ai puthi ne buze njeren prej vajzave futbolliste.
Rubiales kërkoi falje dhe tha se gjesti nuk ishte me keqdashje, por shtoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht se gjesti I tij u kritikua rëndë nga Mbreti i Spanjës dhe kryeministri Pedro Sanchez.