

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se ka “shumë gjasa” që themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, të ketë vdekur nga rrëzimi i avionit në fillim të kësaj jave, megjithëse konfirmimi përfundimtar nuk ka ardhur ende nga zyrtarët rusë që hetojnë aksidentin. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të parë që nga rrëzimi vdekjeprurëse që vrau të dhjetë personat në bordin e avionit, foli për Prigozhinin duke i shprehur fjalitë e tij në kohën e kaluar, ndërsa u dërgoi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. Por, Putin nuk e konfirmoi zyrtarisht vdekjen e liderit të Wagnerit dhe Ministria Britanike e Mbrojtjes tha në një konferencë të inteligjencës se megjithëse nuk ka ende “prova përfundimtare” që Prigozhini ishte në bord. Hetuesit janë duke analizuar rrënojat e avionit privat që i përkiste grupit Wagner, i cili u rrëzua gjatë rrugës për në Shën Petersburg nga Moska, duke mos lënë asnjë pasagjer të mbijetuar. /Alsat.mk