Në qytetin e Pogradecit është rikthyer volejbolli në rërë përmes kampionatit ballkanik të këtij sporti të veçantë.
Të rinj dhe të reja poshtë moshës 20 vjeç garojnë nën flamujt e Turqisë, Moldavisë, Rumanisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
VOLEJBOLLIST
“Për mua personalisht është hera e parë që marr pjesë në një kompeticion të tillë. Ne gjithmonë presim për më shumë, të fitojmë çdo ndeshje dhe gjithashtu të marrim eksperiencë nga ekipe më të mira.”
Ekipi shqiptar duket se nuk ka shumë shanse për të fituar, pasi humbi ndeshjen e parë me Rumaninë, ndërsa gara do të vijojë deri të dielën.
KLEVIS CANE
DREJTOR I SPORTEVE POGRADEC
“Ky është edicioni i parë prej shumë vitesh mungesë, zhvillohet në moshat poshtë 20 dhe shtetet pjesëmarrëse janë Turqia, Moldavia, Rumania, Kosova dhe Shqipëria, do të konkurrojnë midis tyre në të dyja gjinitë. ”
ERLI PLLUMBI
PRESIDENT I FSHV
“Pogradeci ka traditë në organizimin e këtij sporti që në fillimet e tij dhe përveç kësaj ne kemi larmi kulturash dhe eksperiencash të ndryshme nga sportistët që vijnë. Si federatë jemi shumë të kënaqur që pas kaq kohësh sjellim një aktivitet ballkanik në qytetin e Pogradecit.”
Ky kampionat vjen si një bashkëpunim i Federarës Shqiptare të Volejbollit dhe Bashkisë Pogradec dhe është i pari i këtij lloji që organizohet në vendin tonë.