Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të vizitojë Rusinë, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar zëvendësministrin e jashtëm rus, pa dhënë datën e vizitës apo ndonjë detaj tjetër.
Presidenti turk Tajip Erdogan ka ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të vizitojë Turqinë këtë muaj, por Kremlini nuk e ka konfirmuar ende vizitën e tij. Në fakt, kjo vizitë nuk do të bëhet këtë muaj, pasi në deklaratat e tij Erdogan shpreh “shpresën për t’u takuar me Putinin në shtator”.
Turqia po përpiqet të bindë Rusinë që t’i kthehet marrëveshjes, të cilën Ankaraja e ndihmoi në ndërmjetësimin verën e kaluar, e cila lejon dërgesat e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi. Moska u tërhoq nga marrëveshja muajin e kaluar, duke protestuar se nuk mund të eksportonte drithërat dhe plehrat e saj, pavarësisht angazhimeve të marra sipas marrëveshjes.