Xhud Belingham në startin e ëndërruar të karrierës tek Real Madrid. Anglezi që ishte goditja më e madhe e madrilenëve në merkato ishte heroi i Los Blancos edhe në duelin e javës së tretë të kampionatit spanjoll.
Ai shënoi golin e vetëm të fitores kundër Selta Vigos në transfertë.
Në pjesën e parë episodi më i rëndësishëm i ndeshjes ishte goli i anuluar për të zotët e shtëpisë pas ndërhyrjes së sistemit Var ku u evidentua një faull i Larsen ndaj portierit Kepa.
Më pas në fillim të pjesës së dytë Selta pati një rast të pastër me Bamba. Për të ardhur tek 11-metërshi i humbur nga Reali përmes Rodrigos në mesin e pjesës së dytë, ku edhe në këtë episod protagonist ishte Bellingam njeriu që fitoi penalltinë.
Megjithatë anglezi do ta zgjidhte ndeshjen vetë në minutën e 81 kur këndorja e Kros u finalizua në gol nga Belingham edhe me pjesëmarrjen në dinamike të Joselu.
4 gola në 3 ndeshjet e para na La Liga për yllin anglez dhe 9 pikë për realin në startin shumë të mirë të sezonit.