Makron paralajmëron Kosovën e Serbinë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur për Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se kërkohet angazhim i plotë nga të dyja anët.

Macron ka folur edhe për zgjedhjet në veri dhe ka thënë që presin që paqja të kthehet në këtë pjesë të vendit.

Tutje, ai u shpreh se duhet qenë vigjilentë, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Kur flasim për dallimet mes Kosovës dhe Serbisë unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë si dhe nga përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët, riangazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në veri në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në atë pjesë”, tha Emanuel Makron, President i Francës./ Alsat.mk