Anëtarët e NATO-s: Bjellorusia të largojë luftëtarët Wagner

Polonia dhe shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kërkuan tërheqjen e menjëhershme të luftëtarëve rusë nga ushtria private Wagner nga Bjellorusia.

“Ne i bëjmë thirrje regjimit në Bjellorusi që të anulojë mikpritjen për anëtarët e grupit mercenar Wagner, si dhe të tërheqë migrantët e paligjshëm nga zona kufitare dhe t’i kthejë ata në vendlindjet e tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të brendshëm të katër vendeve. takimin e tyre sot në Varshavë të Polonisë.

Katër anëtarë të NATO-s dhe BE-së, të cilat mbështesin Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, u kanë kërkuar autoriteteve të Bjellorusisë që menjëherë të largojnë mercenarët e grupit “Wagner” nga territori i saj.

Vdekja e papritur e javës së kaluar e liderit të Wagner-it, Yevgeny Prigogine në një aksident avioni në Rusi, ngriti pikëpyetje për të ardhmen e paraushtarakëve mercenar, të cilin ministri i brendshëm polak Mariusz Kaminski e përshkroi si “jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe “të demoralizuar”. Ai tha gjithashtu se mercenarët “Wagner” janë një kërcënim për qytetarët e Bjellorusisë dhe gjithë rajonin.

Sipas dekretit të së premtes, të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi luftëtarët e Wagner të nënshkruajnë një betim për besnikëri ndaj shtetit rus.