Format e reve shkaktuan panik në Kinë

Një fenomen veçanërisht mbresëlënës është shfaqur së fundmi në qiellin e Du, Hubei në Kinë.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale duken sesi retë me formë të çuditshme kanë krijuar panik tek qytetarët. Njerëzit janë shqetësuar shumë nga pamja që kanë marrë retë në këtë zonë të Kinës.

Retë Mammatus janë një fenomen i pazakontë që krijon një sërë gunga, ose qeska të vogla, që varen nga baza e resë. Këto re formohen në kombinim me një lloj tjetër resh të quajtura kumulonimbus dhe në të vërtetë me më të paqëndrueshmet prej tyre, gjë që çon në arsyetimin se ato shoqërohen me shfaqjen e stuhive të forta. Megjithatë, këto re mund të formohen edhe në lloje të tjera resh pa qenë domosdoshmërisht një pararojë e shiut.