Real Madridi në krizë lëndimesh, gjashtë lojtarë në listën e mungesave

Real Madrid e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, duke regjistruar fitore në tri ndeshje radhazi dhe të gjitha si skuadër mysafire.

Megjithatë, kriza në rritje e lëndimeve ka filluar të shkaktojë shqetësim për “Los Blancos”, transmeton Gazeta Express.

“AS” detajon se Real Madridi është skuadra që vuan më së shumti probleme këtë sezon, me gjashtë lëndime tashmë pas tre ndeshjesh.

Thibaut Courtois dhe Eder Militao pritet të humbasin pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa Dani Ceballos, Ferland Mendy, Arda Guler dhe Vinicius Junior pritet të kthehen më herët.

Ancelotti thuhet mund të rrezikojë që të luajë me Mendy dhe Ceballos në ndeshjen e ardhshme, kundër Getafes, edhe pse nuk janë 100% të gatshëm.

Guler dhe Vinicius nuk pritet të kthehen deri në fund të muajit shtator.