Sot ka festë në familjen e Kiara Titos, moderatorja jep lajmin – Ora Info

Kiara Tito ka treguar se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të pasi ka dy gëzime.

Prindërit e moderatores festojnë 30 vjetorin e martesës dhe mikesha e saj e ngushtë, Liesa Haxhiasllani feston ditëlindjen.

Kiara ka postuar një foto me Liesën duke i uruar ditëlindjen dhe duke shprehur rëndësinë e kësaj dite për të.

“Data 29 gusht është një datë shumë e veçantë për mua. Si fillim mami dhe babi festojnë 30 vjetorin e martesës dhe e dyta ditëlindja e një personi shumë të veçantë për mua. Gëzuar ditëlindjen Liesa, të dua”, shkruan Kiara