Grubi: BDI e Ali Ahmetit nuk ka konkurencë, të gatshëm edhe për sfida të reja drejt Maqedonisë së Veriut në BE

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionon 21 gradë në Rtv21, u shpreh se BDI mbetet partia e pakonkurencë ne skenën politike në Maqedoni.

Grubi tha se Ali Ahmeti dhe veprat e tij faktorizuan shqiptarët, ndaj tash e 21 vjet nuk njeh asnjë humbje në politikë.

“BDI nuk ka konkurencë, Ali Ahmeti nuk ka konkurencë ndaj që 21 vite po fitoi çdo process zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. BDI ka mbi 50% të votuesve shqiptar, ndaj pavarësisht se sa parti politike formohen BDI mbetet fitimtare. Kemi 10 ministra shqiptarë dhe 10 maqedonas, kemi institucionet tona, drejtoritë, ministritë dhe shumë organe tjera të rëndësishme, flasim shqip e mësojmë shqip pa asnje frikë dhe këto të arritura u bënë falë Marrëveshjes së Ohrit. Na presin sfida të reja, jemi pjesë e NATO-s, presim të jemi dhe në BE” deklaroi Grubi.