Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionon 21 gradë në Rtv21, deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të mira shtetërore-institucionale, ndaj dhe së bashku po planifikojnë dhe realizimin e disa projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.
“Na ka mësuar z.Ahmeti që raportet shtet me shtet t’i mbajmë institucionalisht e jo përmes partive apo politikanëve të caktuar të ndërhyjmë në procese zgjedhore në Kosovë apo Shqipëri. Mirëpo, nga Kosova ka pasur ndërhyrje në Maqedoni pothuajse gjithmonë. Vizita e z.Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut u keqpërdor nga partitë e vogla me nga 1 ose 2 deputetë ose thënë ndryshe parti në tentativë. Qeveria jonë së bashku me atë të Kosovës do të realizojnë projekte të përbashkëta qoftë projekti One Stop Shop, apo rruga Tetovë-Prizren, sepse projektet i realizojnë qeveritë dhe jo dikush tjetër”, deklaroi Grubi.