Mehmedi i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist aktiv

Dikur njëri nga shqiptarët më të famshëm në botën e futbollit, Admir Mehmedi i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist aktiv. Madje këtë vendim e ka marrë në moshën 32 vjeçare.

Mehmedi ka luajtur 76 ndeshje për Zvicrën dhe mbi 200 ndeshje në Bundesliga. Antalyaspor ishte skuadra e fundit në karrierën e tij.

Mehmedi ishte në bisedime me Zurichun për rikthimin në futbollin zviceran por vendimin e mori në fund me efekt të menjëhershëm.

“Javën e kaluar më lejuan të shoqëroja djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më dha kënaqësi të madhe.

Vendimin për t’u kthyer në Zvicër me familjen time e mora kohë më parë. Megjithatë, sot do të doja të njoftoja zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive futbollistike” ka thënë futbollisti nga Gostivari. Tani ai po planifikon të fillojë stërvitjen si trajner.