Struga e Partizani shpresojnë në kualifikim

Struga Trim Lum dhe Partizani i Tiranës janë para një misioni të vështirë në prag të ndeshjeve të kthimit në kuadër të raundit të plejofit të Ligës së Konferencës.

Të dy skuadrat synojnë përmbysjen e rezultateve të ndeshjeve të para dhe kualifikimin për herë të parë në histori të tyre në fazën e grupeve të një gare të UEFA-s.

Si Partizani ashtu edhe Struga zhvillojnë ndeshjet e kthimit ndaj Astanas nga Kazakistani, respektivisht Bredablikut të Islandës. Kampioni i Maqedonisë Struga, luan në udhëtim prej orës 18:45, ndërsa Partizani në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 20:00.

Dy skuadrat i kanë humbur ndeshjet e para, të cilat i luajtën javën e shkuar. Kampioni i Shqipërisë, Partizani, u mposht në udhëtim 1:0, ndërsa Struga me rezultatin identik pësoi në duelin e luajtur në Ohër.

Ndërkohë ekipi i Ballkanit nga Suhareka në transfertë duket se do ta ketë më lehtë, pasi përballjen e parë ndaj Bate Borisovit në Kosovë e fitoi me rezultat të thellë 4:1.