Luiza Gega vijon të shkruaj me “shkronja të arta” historinë e atletikës shqiptare

Luiza Gega, kampionia e Evropës ka tejkaluar edhe një herë veten, duke shënuar një tjetër rezultat të madh, teksa ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa.

Këtë herë Gega ka mahnitur në eventin prestigjioz, “Diamond League”, të zhvilluar në Cyrih, teksa ka fiksuar kohën 9:09.64, duke stampuar kështu rekordin e radhës në karrierë, duke përmirësuar kohën 9:10.27, të cilën e kishte regjistruar një vit më parë në Kampionatin Botëror në SHBA.

Në “Diamond League”, Gega nuk ishte në formën e saj më të mirë fizike, pasi ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e pasuar rreth 2 javë më parë, megjithatë ajo bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke u klasifikuar në vend të katërt.