Procesi gjyqësor ndaj Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë në media

Procesi gjyqësor në Xhorxhia ndaj Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë në media.

Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për mashtrim zgjedhor dhe tentativë për të përmbysur rezultatin për zgjedhjet presidenciale në mënyrë të paligjshme.

Megjithatë, Trump është deklaruar i pafajshëm për pretendimet ndaj tij. Transmetimi live i Trump do t’i jepte publikut një akses të paprecedentë në atë që do të jetë një nga gjyqet më të profilit të lartë në historinë amerikane.

Ndërkohë një lider i grupimit të së djathtës ekstreme “Proud Boys” është dënuar me 17 vite burg, masa më e lartë e caktuar lidhur me trazirat në Kongresin Amerikan.

Veterani Joe Biggs, mbështetës i ish presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes së dhunës në Capitol Hill më 6 janar të vitit 2021.  Në gjykatë, Biggs u lut për butësi dhe shprehu pendim për veprimet e tij.