Truproja i Messit tregon talentin edhe si futbollist

Truproja i Leo Messit i bën të gjitha. Yassine Chueko ka marrë vëmendje ditët e fundit pasi u xhirua duke ndjekur hap pas hapi futbollistin argjentinas edhe në fushë, vetëm një metër nga vija anësore e saj.

Në ndeshjen e radhës, ndaj Nashville SC, ish-marinsi amerikan tregoi edhe aftësitë e tij me topin, duke i dhënë një pasim perfekt Messit.

Topi doli nga loja dhe shkoi drejt e te Chueko, i cili po patrullonte si zakonisht vijën anësore. Ai menjëherë i dha një pasim të shkëlqyer Messit me të djathtën, i cili po i drejtohet këndores.