Rusia: Kemi shkatërruar 281 dronë ukrainas gjatë javës së kaluar

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka shkatërruar 281 dronë ukrainas gjatë javës së kaluar, duke përfshirë 29 mbi rajonet perëndimore të Rusisë, duke treguar shkallën e luftës me dronë që po zhvillohet tani midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton Reuters.

“281 dronë u shkatërruan, duke përfshirë një Tu-141 Strizh, si dhe 29 UAV ukrainas në rajonet perëndimore të Federatës Ruse”, tha ministria të premten.

Rusia nga ana e saj ka goditur në mënyrë të vazhdueshme Ukrainën me dronë. Sulmet ajrore ukrainase brenda Rusisë janë shtuar që kur dy dronë u shkatërruan mbi Kremlin në fillim të majit.

Sulmet me dronë në kryeqytetin rus janë bërë gjithnjë e më të zakonshme muajt e fundit.