Ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se një dron ukrainas është rrëzuar mbi Belgorod.
Sipas kësaj ministrie, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar mjetin ajror pa pilot mbi rajonin jugor, por nuk janë regjistruar dëme, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, Ukraina ka përmirësuar dhe zgjeruar aftësinë e saj të dronëve, ku javëve të fundit sulmet në territorin rus janë rritur.