Trajneri i kombetares Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar per dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024” me Cekine dhe Polonine ne 7 dhe 10 shtator.
Ne liste ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme me kuqezinjte.
Bie ne sy afrimi i dy sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.
Muja luan titullar me Antverp ne Belgjike qe sapo u kualifikua ne fazen e grupeve te champions league ndersa Mirlind Daku 25 vjec luan me Rubin Kazan.
Ne mbrojtje kthehet Arlind Ajeti qe po kalon nje forme shume te mire me Cluj ne Rumani.
Ndryshime edhe ne mesfushe ne raport me duelet e qershorit. Klaus Gjasula dhe Odise Roshi janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndersa do te mungoje Armir Abrashi.
Kombëtarja do të nisë përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit.
Ndeshjen e pare, Shqipëria do ta luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.