Seria A “shpërthen” në merkato

Ekipet e mëdha të kampionatit Italian po bëjnë levizjet e fundit në merkato në përpjekje për të përmirësuar organikat e tyre. Patjetër që goditjen më të madhe e ka realizuar Roma.

 

Verdhekuqte rikthyen në Itali, sumuesin Romelu Lukaku. Futbollisti belg u prit nga qindra tifoze të Romes pasditen e të martës në aeroport dhe tani do të jetë menjehere në dispozicion të Murinjos si një vlere e madhe për sulmin e skuadrës duke krijuar një dyshe shumë interesante me Dybalen, që mund ti garantoje pse jo një hap cilësor ekipit dhe rritjen e pretendimeve në sezonin e ri.

 

Megjithatë presidenca amerikane e Romes nuk kërkon të mbetet me kaq dhe synon të binde edhe Serxho Ramos në orët e fundit të kësaj merkatoje.

 

Inter gjithashtu mori ate që donte nga faza e fundit e meraktos së veres. Zikaltrit siguruan sherbimet e Benxhamin Pavard. Francezi erdhi nga Bajern për 30 milione euro duke përforcuar ndjeshëm krahun e djathjtë të mbrojtjes së Inter.

 

Milani pret gjithashtu të realizojë goditjen e madhe në prag të mbylljes së levizjeve të verës. Bëhet fjalë për fazën ofensive aty ku synohet zyrtarizimi I Mehdi Taremit. Me Porton po negociohet prej orësh për shifrat financiare pasi vetë sulmuesi e ka gjetur dakortësinë me kuqezinjte.

 

Referuar mediave italiane portugezet janë të detyruar ta sheshin Taremin për të mos rrezikuar që ai të largohet me parameter zero sezonin e ardhshëm.