Ja fjala e dy parukierëve
Uthull molle, mjaltë, vaji i kokosit dhe lista vazhdon…Tani, është radha e sodës së bukës.
Njësoj siç vepron edhe në sektorë të tjerë, soda e bukës sipas parukierëve përdoret për një pastrim të thellë tek flokët.
“Soda e bukës ndihmon në heqjen e papastërtive të tepërta në flokë, por ndikon keq në ushqyerjen apo shkëlqimin e tyre,” thotë stilisti i flokëve Steven Picciano për “Real Simple”.
Si e bën saktësisht?
Soda e bukës ka në thelb kristale të vogla me skaje të mprehta që mund të veprojnë në kutikulën (shtresën më të jashtme) e flokëve duke i copëtuar ato apo duke u zbehur shkëlqimin.
Soda e bukës i than flokët, si fijet ashtu edhe skalpin.