Moska: Planet e Perëndimit për të prodhuar armë në Ukrainë, tregues i përfshirjes në konflikt

“Moska i sheh planet e Perëndimit për të nisur prodhimin e armëve në Ukrainë si dëshmi të mëtejshme të përfshirjes së saj në konfliktin me Rusinë”.

Kështu u shpreh të martën zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.

“Ne vumë në dukje njoftimet nga një numër i prodhuesve evropianë të armëve, veçanërisht planet nga Rheinmetall e Gjermanisë dhe një degë suedeze e BAE Systems të Britanisë për të ngritur prodhimin e pajisjeve ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës, si dhe operacione për punë riparimi dhe mirëmbajtjeje.

Ne i shohim të tilla synimet, janë një provë e mëtejshme e industrive perëndimore të mbrojtjes dhe politikëbërësve që janë të përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak dhe mbështesin regjimin kriminal të Kievit”, tha Zakharova në një konferencë për shtyp.