Sulmuesi i Atletikos feston ditëlindjen dhe firmos me Al-Shabab

Diego Simeone humbet një nga “senatorët” e tij në fillimin e këtij sezoni. Janik Karrasko është lojtari më i ri i Al-Shabab, skuadër me të cilën ka nënshkruar deri në vitin 2026

Belgu ka firmosur pikërisht në ditën e lindjes së tij, me sulmuesin i cili festoi 30 vjetorin e lindjes këtë të hënë.

Klubi spanjoll ka arkëtuar 15 milionë euro, ndërsa Karasko largohet kështu përsëri nga Atletiko Madrid, pasi në periudhën 2018-2020 fluturoi drejtë Kinës, por tani belgu ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve europian në këtë merkato.