Albian Ajeti, nga Skocia kalon në kampionatin turk

Albian Ajeti ka ndryshuar edhe një herë skuadrën dhe tashmë do të luajë në kampionatin turk. Sulmuesi kosovar do të jetë pjesë e skuadrës së Gaziantepit në Turqi. Vetë klubi turk ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 26-vjeçar, i cili nis në këtë mënyrë një aventurë të re dhe për herë të parë do të luajë në Turqi.

Së fundmi, sulmuesi ka qenë pjesë e Seltikut në kampionatin skocez. Është raportuar se shuma e transferimit mund të jetë deri në 500,000 funte britanike me Seltikun, që ka marrë një goditje të madhe në financat e tyre. skocezët kishin paguar 5 milionë funte për ta blerë Ajetin nga Uest Hami, tri vite më parë.

Në të shkuarën, Ajeti ka luajtur edhe me skuadra si Uest Ham në Premierligë, apo edhe Augsburgun në Bundesligë, Shturm Grazin në Austri, e skuadra të tjera në kampionatin austriak. Ajeti luan për kombëtaren zvicerane, ndryshe nga vëllai i tij, Arlind Ajeti që luan në kombëtaren kuqezi.