Mediat spanjolle kanë nxituar të nxjerrin pikantet e katër javëve të para. Një nga shifrat më të veçanta është regjistruar nga Las Palmas e ngjitur në këtë sezon në La Liga.
Klubi nga ishujt Kanarie ka mbyllur këtë pjesë të parë të sezonit me 2 pikë në 4 takime dhe me vetëm një gol të shënuar, duke vendosur dhe një rekord më vete. Për më shumë që dhe të vetmin gol, të cilin e ka shënuar në këtë sezon e ka bërë nga pika e bardhë e penalltisë.
Skuadra e Garsia Pimientas në fakt, krijon shumë raste për shënim, por problemin e ka te konkretizimi i rasteve. Las Palmasi është për momentin skuadra që ka nevojë për më shumë pasime për të shënuar një gol.
“Kanarinave” u janë dashur 2151 pasime për të parë golin. Skuadra e dytë në këtë renditje është Getafe, e cila ka shënuar 2 gola, por i duhen mesatarisht 520 pasime për të shënuar.