Plotësohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e kodit penal

Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshime në Kodin Penal (KP) me të cilat ulen dënimet me burg për veprën e shpërdorimit të pozitës dhe pushtetit zyrtar. Amendamentet e propozuara ligjore për KP janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe tashmë janë futur në rend dite.

Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet.

Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e një parashkrimi edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë me Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, me qëllim të parashkrimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Në vitin e ardhshëm, 2019, avokati i të akuzuarve Mile Janakieski dhe Nikola Gruevski pa sukses parashtroi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin ose anulimin e paragrafit 5 të nenit 353 të Kodit Penal, i cili i referohet veprave penale gjatë kryerjes së prokurimi publik ose dëmtimi i mjeteve nga Buxheti i Maqedonisë, nga mjetet publike ose nga mjete të tjera të shtetit.

Me propozimin aktual të Qeverisë, ky paragraf fshihet.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i nënshkroi propozim-amendamentet ligjore dhe në shpjegimin thuhet se ato rrjedhin nga Programi nacional për miratimin e ligjit të BE-së.