Stuhia merr 21 jetë në Brazil, dëme katastrofike në 60 qytete

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën teksa shumë të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur jugun e vendit.

Situata më problematike paraqitet në shtetin Rio Grande do Sul dhe pikërisht në qytetin Mucum, i cili regjistroi dhe numrin më të lartë të fataliteteve.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë prej orësh, teksa mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke detyruar guvernatorin Eduardo Leite të kërkoi ndihmë nga qeveria.

Sipas të dhënave paraprake përmbytje të mëdha ka pasur të paktën në 60 qytete, në pjesën më të madhe të të cilëve është bllokuar dhe qarkullimi.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva tha se qeveria federale ishte e gatshme të ndihmonte.

“Ku ka një problem, qeveria federale do të jetë aty për të shpëtuar njerëzit”, tha ai.