Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur në rrjetet sociale. Kryeministri shkruan se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 i garave botërore të ujit.
Rama shton se kjo është pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh.
“Në korrik të vitit 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri” shkruan Rama.