Nikolla Gruevski: Frigohuni!

Pas ndryshimit të Kodit Penal nga ana e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, ka reaguar ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Gruevski i demanton teoritë për pazar politik me pushtetin, ndërkaq thekson se ai vazhdon të përndiqet politikisht.

Sipas tij, për ndryshime të tilla në Ligj flitet në publik për një kohë të gjatë, rreth katër-pesë vjet.

“Partitë, drejtpërdrejt ose përmes boteve të tyre të internetit dhe vegëzave të tyre në media në Maqedoni, në mungesë të punëve, vizionit, ofertës, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e popullit në Maqedoni, rregullisht gjuajnë dhe çdo dy ose tre muaj iu kujtohet të dalin me spine drejt mua në drejtim të disa marrëveshjeve të mia joparimore me dikë apo për diçka, konspiracione e të ngjashme, kështu që prej disa vitesh ka nevojë për t’i mohuar në mënyrë periodike, ashtu siç bëj dhe tani, me këtë rast në të cilin përsëri e dematoj të njëjtën gjë. Për ndryshime të tilla në Ligj flitet në publik për një kohë të gjatë, rreth katër-pesë vjet dhe me sa shoh nga mediat, ka shumë palë të interesuara nga palë të ndryshme politike që i njëjti të miratohet. Në rastin tim të persekutimit, ata kanë një rol të vogël. Unë dhe disa bashkëpunëtorë të mi jemi nën persekutim për gjëra të pabëra, sfondi i atij persekutimi është frika nga konkurrenca dhe dëshira për eliminim politik, dhe kjo quhet persekutim politik. Ky persekutim vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe vazhdon të shtohet frika e shumë prej tyre për ndalim dhe dështimit të tij. Dhe kanë arsye për t’u frikësuar!”, ka shkruar Gruevki.