VMRO-DPMNE mundësoi korumin për ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa Levica nuk ishte kundër

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal.

Pas debatit pro dhe kundër, zëvendësmnistrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq deklaroi se nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

“Që të mos ketë hamendje dhe dilema përse Ligji është me flamur evropian, theksoj se parasheh 38 nene nga të cilat 35 janë me direktiva të BE-së. Dje kur e dhashë Propozimin se përse duhet të jetë me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtë, përmenda se qëllimi është harmonizimi me legjislaturën evropiane”, theksoi Avramovska – Madiq.

Opozitarja VMRO-DPMNE mundësoi korum për ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa as Levica nuk ishte kundër.

Sipas njohësve të çështjeve juridike, ky vendim pritet të tregoi më shumë efekt, sepse më këto ndryshime parashikohet ulje të dënimeve me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar por zgjerohet sekuestrimi.

Me ndryshimet e miratuara, parashihet që dënimi me burgim të jetë nga një deri në katër vjet.