Kieza dhe Pelegrini, jashtë kombëtares së Italisë

Federiko Kieza dhe Lorenzo Pellegrini, janë liruar nga grumbullimi me Italinë. Sipas raportimeve, dyshja italiane nuk ka qenë e gatshme për dy përballjet e shtatorit.

Italia luan me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

E këto dy ndeshje do të jenë të parat për Luçiano Spallettin, i cili e ka marrë rishtazi detyrën e selektorit të Italisë.