Pamje të frikshme, momenti kur makina goditet nga rrufeja

Një grua në Florida ka filmuar momentin kur një makinë goditet nga rrufeja, e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj dhe në të ndodheshin dhe fëmijët e tyre.

Sipas informacioneve nga rrufeja nuk ka mbetur asnjë i lënduar, por mjeti është shkatërruar.

Familja po kthehej nga pushimet me dy makina.

Bashkëshortja ka qenë në makinën e pasme dhe ka nisur të bëjë videon, kur ka vënë re se bashkë me shiun kanë nisur të binin edhe shumë vetëtima. Bashkëshorti me tre fëmijët e familjes, ndodhej në kabinën e parë, mbi të cilën ra një rrufe shumë e fortë, Michaelle May Ëhalen në atë moment po bënte video duke u përpjekur të “kapte” disa shkrepje mbresëlënëse.

Florida konsiderohet kryeqyteti i vetëtimave të SHBA-së, pasi ka më së shumti vetëtima dhe stuhi, veçanërisht gjatë muajve të verës. Çdo vit, një sondazh ka treguar se në këtë shtet të veçantë, mesatarisht 1.2 milionë rrufe godasin. Florida gjithashtu ka numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me rrufetë në SHBA, me 49 deri më tani.