Një shtetas shqiptar i quajtur Viktor Troboloni 45 vjeç, ka bërë një gjest heroik pasi ai neutralizoi një pasagjer i cili tentoi të hapte derën e emergjencës së avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra përgjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Troboloni godet në kokë personin që po përpiqej të hapte derën e emergjencës duke sulmuar një stjuart i cili ishte pjesë e kabinës.
45-vjeçari shqiptar ka arritur të rrëzojë në tokë pasagjerin e rrezikshëm dhe e ka mbajtur atë të mbërthyer për 10 minuta përpara se personeli i kabinës së avionit t’i lidhte duar dhe këmbët.
Avioni me destinacion aeroportin e Lutonit në Londër ka bërë nje ulje emergjente në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.
Në një intervistë për median britanike The Sun, Viktor Troboloni u shpreh se sulmuesi po bërtise “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur.
45-vjeçari shqiptar deklaroi se kishte parë se ky pasagjer po sillej në mënyrë të çuditshme përgjatë fluturimit dhe se kishte arritur të kuptonte se bëhej fjalë për një situatë të rrezikshme pasi ai vetë është një inxhinier avionësh.
Viktor Troboloni ka rrëfyer për The Sun se ai jeton prej shumë vitesh në Zyrih të Zvicres dhe se po udhëtonte drejt Britanisë për të vizituar nënën e tij të sëmurë.
45-vjeçari u shpreh se në momentin e këtij incidenti ai mendoi se ndoshta nuk do të mund ta shihte me nënën e tij dhe familjarët e tjerë.