52 gola në 53 ndeshje, në të gjitha garat, në një sezon të mbyllur me fitoren e “FA Cup”, Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve (më pas edhe Superkupën e Evropës në verë).
Ky ishte viti i mrekullueshëm sportiv i Erling Haaland te Man. Siti , gjë që në mënyrë të pashmangshme e bën norvegjezin një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”.
I intervistuar nga “France Football”, sulmuesi ka folur për këtë çmim, duke mos u shfaqur as mendjemadh, por as tepër i përulur.
“Besoj vërtet në veten time. E di që mund të përparoj shumë, jam ende i ri. Por po, mendoj se kam një shans këtë vit për ta fituar ‘topin e Artë’ këtë vit,” ka thënë Haland për “Footmercato”.