Luiz Ejlli theu edhe një rekord të ri, më i lumtur se kurrë – Ora Info

1 min read


Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli, vetëm një ditë më parë sollin këngën e re të quajtur “Amanet”.

Ky projekt u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për këtë kohë të shkurtër mblodhi mbi një milion klikime në YouTube.

Protagonist në videoklip është edhe ish-banori tjetër i Big Brother VIP Albania 2, Elvis Pupa.

Kënga është më plot ritëm dhe mori komente të shumta pozitive deri më tani.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother pas daljes nga ky format solli një sërë projektesh, përfshirë edhe disa bashkëpunime.

I njëjti është rikthyer sivjet ndër artistët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ejlli ka qenë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore këtë verë përreth trojeve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.