Mesfushori i Vitesses i sëmurë, polaku nuk udhëtoi drejt Tiranës

Polonia zhvilloi në “Air Albania” seancën e fundit stërvitore para sfidës vendimtare me Shqipërinë. Sikurse njoftojnë mediet polake, nga 25 futbollistë të grumbulluar nga Fernando Santos, një futbollist nuk zbriti në fushë.

I vetmi lojtar mungoi në stërvitjen e zhvilluar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ishte Kasper Kozłovski, futbollist i Vitesses në Eredivisie. Rezulton se Kozłovski nuk ndodhet fare në Tiranë, Mesfushori është sëmurë dhe për këtë arsye ka qëndruar në Varshavë.

Kozłovski ende nuk ka debutuar në skuadrën polake të drejtuar nga Fernando Santos. Ai nuk ishte në ndeshjet në ndeshjet e marsit me Çekinë dhe Shqipërinë, ndërsa në qershor luajti me kombëtaren U-21. Ai ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes kundër Ishujve Faroe.