Vedat Muriqi barazon shifrat ndaj Zvicrës

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Zvicrës në 1-1, pasi pjesa e parë në “Fadil Vokrri, u mbyll në avantazh të hevletëve.

Zvicra mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Remo Freuler shënoi pas asistimit të Fernandes për 1-0.

Kosova ka pasur shumë mundësi  të barazojë në pjesën e parë, por Vedat Muriqin nuk arriti të shënojë.

Atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Muriqi e bëri në pjesën e dytë.

Zhvillohej minuta e 65-të, kur dyshja Milot Rashica dhe Vedat Muriqi ishin në aksion. Rashica asiston në zonë, Muriqi me kokë shënon për 1-1.

Stadiumi “Fadil Vokrri” Mori flakë, me tifozët që po brohorasin fuqishëm.