“Dardanët” nisen drejt Bukureshtit për sfidën ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur sot për në Bukuresht të Rumanisë. “Dardanët” të martën mbrëma do të përballen me Rumaninë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Stafi dhe futbollistët e Kosovës janë nisur sot nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pas barazimit 2:2 me Zvicrën pak ditë më parë në Prishtinë, Kosova synon vetëm fitore në Rumani për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

 

“Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Bukureshtit, ku nesër do të luajë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv” – thuhet në postimin e FFK-së.