Elezi: Tani është ndryshe, ne duhet të sulmojnë në Maltë

Në mungesë të Arian Ademi, futbollist i talentuar Agon Elezi kishte një rast të mirë për të dëshmuar veten në duelin me Italinë. Ademi nuk ishte mjaftueshëm i gatshëm për të performuar që në minutën e parë, por futbollisti I Varazhdinit, u kujdes që mungesa e tij të mos vihej re. Elezi është shprehur i lumtur për pikën e madhe ndaj Italisë, por në prag të duelit me Maltën thekson se tani presioni është në anën e Maqedonisë dhe se ata duhet të përballen dhe të marrin 3 pikët.

 

“Sa i përket lojës është e vërtetë që do të jetë komplet ndryshe se ajo me Italinë ku shumicën e kohës ne kemi qenë në mbrotje. Tash është krejt ndryshe sepse ne duhet të sulmojmë e duhet ta mbajmë topin të krijojmë raste, por unë nuk kam dyshim fare, djemtë kanë dëshmuar se kanë kualitet në secilin lloj të ndeshjeve dhe nesër është shumë mundësi e mirë që të marrim 3 pikë dhe ta përfundojmë këtë cikël shumë pozitiv,” tha mes tjerash Agon Elezi.

 

Maqedonia deri më tani në eliminatoret për “EURO 2024” ka shënuar një fitore, një barazim dhe dy disfata. Ndeshja me Maltën do të zhvillohet gjatë ditës së martë, në orën 20.45.