Shanset për komplikime ose vdekje gjatë operacionit janë më të ulëta nëse kirurgu që ju operon është grua, tregojnë dy studime të reja.
Studimi i parë përfshiu 1.2 milionë pacientë kanadezë që kishin bërë operacion midis 2007 dhe 2019. Studiuesit arritën në përfundimin se pacientët që kishin një kirurg mashkull kishin një shans 25 për qind më të lartë për të përjetuar komplikime të mëdha brenda një viti pas operacionit dhe një shans 50 për qind më të lartë për të vdekur gjatë asaj kohe, krahasuar me pacientët që kishin një kirurge femër.
Në një studim të palidhur të kryer në Suedi, studiuesit u fokusuan në operacionet e fshikëzës së tëmthit në mbi 150,500 pacientë. Studiuesit i ndoqën pacientët për 30 ditë pas operacionit dhe zbuluan se operacionet zgjasin më shumë kur ato kryheshin nga gratë.
Në të njëjtën kohë, pacientët që kishin një kirurg mashkull kishin një qëndrim 28 për qind më të gjatë në spital dhe një shans 66 për qind më të madh për komplikime.