Silvinjo: Sot është dita jo vetëm e tyre, por e të gjithë shqiptarëve

Trajneri Silvinjo ndan fitoren me tifozerinë kuqezi, të cilët e falënderon për mbështetjen fantastike dhe ambientin e krijuar. Tekniku brazilian analizon fillimin e vështirë dhe mënyrën si arriti të dërgojë skuadrën te fitorja.

 

“Dua t’u bëj një kompliment të gjithë tifozëve që kishim sot në stadium, që ishin të mrekullueshëm. Krijuan një ambient të jashtëzakonshëm, duke na ndihmuar shumë të gjithëve ne, ndaj kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të mos humbnim dhe për fat ia dolëm, pro duhet të vijojmë të bëjmë kujdes, pasi tani kemi edhe Moldavinë nga mbrapa. E dinim historinë e kundërshtarit, por mendoj që e kemi merituar fitoren sot.

 

“U thash futbollistwve se sot është dita jo vetëm e tyre, por e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të fitojmë. Ne kemi një skuadër të fortë dhe kemi fituar, sepse e kemi merituar. Por në fund u thashë që nuk ka përfunduar asgjë. Është një grup i vështirë dhe ka akoma shumë momente të vështira. Na presin edhe tre finale dhe duhet ta trajtojmë çdo ndeshje me rëndësinë maksimale,” tha mes tjerash Silvinjo