Shtëpia e Bardhë e cilëson “të pabazë” inicimin e hetimit ndaj Bidenit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kundërshtoi planet e republikanëve për të nisur një hetim për gjykimin e presidentit demokrat, Joe Biden.

Ajo i cilësoi këto përpjekje si të pabaza, shkruan REL.

Sipas Jean-Pierre asnjë dëshmi nuk është paraqitur nga republikanët ndaj Bidenit, teksa ata po hetojnë marrëveshjet biznesore të birit të tij, Hunter Biden. Hetimi është përqendruar lidhur me atë nëse presidenti Biden ka përfituar nga marrëveshjet biznesore të djalit të tij.

Sipas saj, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, duket se ka urdhëruar nisjen e hetimit në përgjigje të presionit nga ligjvënësit republikan të krahut të djathtë.

“Kjo tregon se si një gjë bëhet në mënyrë të paligjshme… Ata po e ndjekin politikisht presidentin, e jo të vërtetën”, tha ajo.

Jean-Pierre tha se presidenti “nuk ka bërë asgjë gabim”.