Tre ndeshje dhe dy gola me fanellën e “kuqezinjve” për Kristian Pulishiçin, i cili pati një ndikim të madh me Milanin.
“Për mua ishte dashuri me shikim të parë, veçanërisht duke pasur parasysh tifozët. Unë kurrë nuk kam parë një pasion të tillë dhe San Siro është mbresëlënës”, tha Pulishiç.
Anësori amerikan nis sfidën ndaj Interit përpara derbit të së shtunës.
“A jemi ne më të fortë? Do të jetë një mundësi për ta zbuluar. Interi është shumë i fortë, është e vështirë të luash kundër tyre. Ata dinë të mbrohen mirë dhe kanë cilësinë maksimale për të shënuar me kundërsulme. Por unë ëndërroj të shënoj një gol, apo edhe të asistoj. Mezi pres ta luaj atë derbi.
Scudetto? Ne kemi besim, ka lojtarë të fortë këtu dhe një përzierje të madhe talentesh. E nisëm shkëlqyeshëm, do të bëjmë më të mirën që mundemi për të fituar”, është shprehur Pulishiç, sulmuesi anësor i Milanit./abcnews./